Home KRYESORE Gazetari i njohur në mbrotje të aktivistit Adriatik Llapaj, ironizon konspiracionistët

Gazetari i njohur në mbrotje të aktivistit Adriatik Llapaj, ironizon konspiracionistët

Nga Enton Abilekaj

Eshte nje skeme idiote qe shkaterron edhe ato pak protesta qe kane jehone. Dalin disa konspiracioniste, nuk dihet te kujt jane dhe sulmojne figurat kryesore te protestes. E keqja eshte se nuk jane nga fronti i maxhorances, jane nga fronti i opozites.

Qe te premten i jane turrur Adriatik Lapajt, i gjejne cdo kafe qe ka pire dhe cdo takim qe ka bere per ta nxjerre spiun, sabotator, soroist, te futur nga Rama. Ky turp i madh, behet ndaj nje njeriu qe ka shume vite qe angazhohet neper protesta pa asnje perfitim.

Protesta e sotme ne 17.00 po kompromentohet nga konspiracionistet qe kane zbuluar cdo komplot te Sorosit ne Shqiperi dhe ne Bote dhe po luftojne me Forumin Ekonomik Boteror per te ndryshuar rendin globalist.

Sot ne 17.00 ka nje proteste te thjeshte, per rritjen e cmimeve. Adriatik Lapaj, te cilin e respektoj maksimalisht, nuk eshte organizatori dhe as udheheqesi i protestes. Ai eshte iniciatori, ai eshte njeriu qe doli i pari dhe deklaroi prezencen ne oren dhe vendin e caktuar. Cdo njeri del per vete, per kerkesat e tij, per rezistencen e tij ndaj grabitjes se planifikuar qe para zgjedhjeve te Edi Rames me ortaket.

Une nuk jam dakord me te gjitha pikat e Adriatikut, por jam dakord me thelbin e protestes, jam i bindur tek integriteti i tij qe nuk konfirmohet sot, por edhe tek Teatri, edhe tek Astiri, edhe tek pastrimi i detit, edhe tek ndihma e te pambrojturve.

Gjithsesi, nuk do shkoj aty per Adriatikun, por per vete, per te mos e lejuar kliken te na grabise pa rezistence.

Share: