Një tjetër shkollë e gjuhës shqipe ka hapur dyert në shtetin fqinjt, Itali për të gjithë ata fëmijë që duan të mësojnë gjuhën amtare.
Në datën 10 tetor u hap shkolla shqipe “Shqiponja” në Reggio Emilia. Fëmijët u regjistruan dhe morën librin e parë në dorë, abetaren më gërma shqip.
Gjithashtu do të ndihmojnë në mbarëvajtjen e shkollës të gjithë anëtarët e këshillit. Mësimi do të zhvillojet çdo ditë të shtune në shkollën “Shqiponja” në adresën via Rodano 17 , Reggio Emilia.
Shoqata “Shqiponja” është krijuar 11 vite më parë dhe ka qenë aktive në çështje të Diasporës./DiasporaShqiptare