Home Gjeo-Ekonomia Rusia kërcënon shtetin më të varfër në Europë për furnizimin me gaz

Rusia kërcënon shtetin më të varfër në Europë për furnizimin me gaz

Në kohën kur kriza energjetike ka prekur shumë vende, Moldavia po kërcënohet nga Rusia për furnizimin me gaz. Vendi është zhytur në krizë ndërkohë që ministri i Jashtëm Nicu Popesku po përpiqet të jetë pozitiv.  “Të hënën vendi ynë bëri histori”, thotë ministri i jashtëm i Moldavisë. “Për herë të parë Moldavia bleu gaz nga një burim që nuk ishte Gazprom i Rusisë.”

Dërgesa e gazit erdhi nga PGNiG e Polonisë dhe ishte një milion metra kub.

Moldavia do të ketë nevojë për vëllime shumë më të mëdha nëse Gazprom bën atë që ka kërcënuar të bëjë “të mbyllë rubinetat e gazit”, shkruan BBC.

Deri më tani 100% e gazit të Moldavisë ka ardhur nga Rusia. Por kontrata për furnizimin e tij skadoi në fund të shtatorit. Gazprom e rriti çmimin dhe Moldavia nuk arriti ta paguajë atë. Në mungesë të një marrëveshjeje të re, gjigandi rus i energjisë reduktoi furnizimet, duke bërë që Moldavia të shpallë një gjendje të jashtëzakonshme 30-ditore. Gazprom akuzoi Moldavinë për “provokimin e një krize” dhe kërkoi shlyerjen e një borxhi prej 709 milionë dollarësh (, të cilin Moldavia e kundërshton.

Negociatat vazhdojnë. Zyrtarët moldavë thonë se do të donin të nënshkruanin një kontratë të re me Gazprom, por vetëm nëse kushtet janë të favorshme/Opinion.al

Share: