Home Gjeo-Ekonomia Clark: Putin pati një operacion sekret kundër NATO-s, nxori trupat nga Bosnja

Clark: Putin pati një operacion sekret kundër NATO-s, nxori trupat nga Bosnja


Gjenerali i NATO-s Wesley Clark ka treguar detaje të panjohura lidhur me sulmin e aleatëve ndaj Serbisë, lidhur me çështjen e Kosovës.

Në një intervistë përballë gazetarit Blendi Fevziu, Clark ka pranuar  ndër të tjera se besohet që kishte një operacion secret nga ana e Rusisë, drejtuar nga Vladimir Putin, fakt që ky i fundit nuk e ka pranuar kurrë.  Sipas Clark plani i tyre ishte që “tre regjimente ruse vigjilente që do të vinin për përforcime për të marrë Mitrovicën, pushtuar Prishtinën. Nuk e denim”.

Pjesa nga intervista 

-F.Ai ishte i rrethuar në kohën kur rusët i thanë “Ndalo tani!”. U mbajt një takim me të ku i thanë se rusët nuk të mbështesin më dhe duhet të gjesh një zgjidhje. Ç’ndodhi me ushtrinë ruse që u fut nga Bosnja në aeroportin e Prishtinës?

-K.Po, ishte një operacion sekret rus që besoj se drejtohej nga Vladimir Putini.

Ai në fakt nuk e ka pranuar kurrë publikisht këtë. Por po të kishte pasur sukses, do t’i merrte meritat.

Ai nxori nga Bosnja trupa ruse dhe tanke. Dhe pasi kishin ndaluar luftimet dhe rezoluta e Këshillit të Sigurimit autorizoi NATO-n të futej, Rusia e hodhi poshtë rezolutën dhe mori autostradën, përmes Beogradit, drejt aeroportit të Prishtinës. Në 1:00 të mëngjesit arritën në aeroport.

NATO-ja erdhi pasditen tjetër dhe pati një farë ngërçi. Por pas kësaj ishin tre regjimente ruse vigjilente që do të vinin për përforcime për të marrë Mitrovicën, pushtuar Prishtinën. Nuk e dinim.

Por e dinim ama se duhet të ishim gati, nëse ata do të vinin.

-F.Është e vërtetë që i keni dhënë urdhër Majk Xheksonit për t’i kthyer mbrapsht?

-K. Majkëll Xheksonit i thashë të mendonte për një bllokim të autostradës, por ai tha se nuk mund ta bënte. Majkëll Xheksoni ishte i rraskapitur, kishte punuar ditë e natë, ishte prekur emocionalisht dhe kishte frike se mos niste lufta e tretë botërore.

Por e vërteta është se rusët u gabuan, i rrethuam në fushën ajrore dhe përfundimisht ne duhej vetëm t’i mbanim nën kontroll dhe të ndalonim përforcimet. Përforcimet i ndaloi guximi i Bullgarisë dhe i Rumanisë.

U thanë forcave ajrore ruse jo, s’mund të kaloni mbi vendet tona.

Atë të dielë pasdite, kur inteligjenca vazhdonte të tregonte ruset duke u përgatitur për të hyrë dhe sigurisht, merreshin vendime në Rusi, komandanti im i forcave ajrore me merr në telefon dhe më thotë:

Shef, doni t’i qëllojmë ato forca ruse, nëse cenojnë hapësirën ajrore?

Ai ishte i aftë ta bënte? –Po, por ishte një çështje politike tepër e nxehtë dhe morëm Uashingtonin në telefon.

Po bëheshim gati për një telekonferencë, për të vendosur a duhet të qëllonim mbi ato forca ruse apo jo, por rusët vendosët pastaj të mos futen.

-F. Dhe problemi u zgjidh?

-K. Arsyeja që fituam pa trupa tokësore ishte fakti se unë isha më fat ta kuptoja armikun dhe e dija që armiku nuk ishte ushtria serbe, por president Milosheviçi. I duhej mbushur mendja atij që e kishte të humbur atë luftë.

Ai ishte tip avokati, si një lider mafie. Sapo ai e kuptoi se e kishte të humbur atë luftë, i fshiu duart.

Share: