Home KRYESORE Ekspozita për çamët, media greke: Ambasada e Greqisë i kërkon shpjegime Metës

Ekspozita për çamët, media greke: Ambasada e Greqisë i kërkon shpjegime Metës

Një ekspozitë e titulluar “Vështrim historik etnokulturor i Pellzagjisë-Epiri-Thesproti-Çamëri”, që po zhvillohet në presidencë ka sjellë reagime në Greqi.

Në një artikull të publikuar nga media greke Protothema shkruhet se “ Provokues, Presidenti, Ilir Meta shfaqet në një ekspozitë me foto dhe harta nga i ashtuquajturi ‘gjenocid i Çamërisë’ dhe gjoja ‘pushtimin e territoreve shqiptare në Greqi”.

Konkretisht, sipas burimeve diplomatike, vijon artikulli,  ambasada greke në Tiranë ka kërkuar menjëherë shpjegime nga zyra e presidentit shqiptar Ilir Meta lidhur me raportin në fjalë.

Po ashtu kjo media ka publikuar dhe disa foto ku shihet Presidenti Ilir Meta dhe stafi i tij bashkë me organizatorët e ekspozitës duke parë fotografitë dhe hartat për Çamërinë që janë të vendosura në murin e jashtëm të presidencës./Opinion.al

\

Opinion.al

Share: