Një trëndafil blu,
mbi buzën time çeli.
Malli e zbehu.
Haiku
Pa frymën tënde
toka, rrotullimin ndal.
E shpirti fluron.
Haiku
Në muzgëtirë
puthja dhembjet e shpirtit.
Hëna përgjonte.
Haiku
Nga lotët e saj
U tretën sakaq.
Haiku
Drita e vjeshtës
zgjoi një ëndërr të fjetur.
Dhe qielli u mpak.