Home KRYESORE Integrimi, Bullgaria kërkon zyrtarisht që Shqipëria të ndahet nga RMV

Integrimi, Bullgaria kërkon zyrtarisht që Shqipëria të ndahet nga RMV

Bullgaria ka kërkuar zyrtarisht që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut sa i përket procesit të integrimit.

Klan News raporton se Bullgaria iu ka kërkuar shteteve anëtare të BE-së që Shqipëria të gjykohet për meritat e saj dhe të vijojë rrugën drejt integrimit.

“Maqedonia e Veriut nuk plotëson ende kriteret për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare”, thuhet në një reagim të qeverisë bullgare.

Këtë propozim e ka bërë edhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Vendimi për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut ka ngecur në Këshillin e BE-së, pasi Bullgaria ka vendosur veto për shkak të mospajtimeve që ka me Shkupin zyrtar.

Vetoja bullgare po mban peng zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare, pasi rrugëtimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është konceptuar në bllok.

Pak ditë më parë, senatorët e SHBA Klaudia Teni dhe Uilliam R. Keting, të dy anëtarë të Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës, i kërkuan Sofjes të gjente një kompromis dhe të zgjidhte situatën, pasi sipas tyre pengesat për integrimin përbënin problem për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Tre vendet e Ballkanit, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia Veriore, janë anëtarësuar me sukses në NATO. Për këto arsye, anëtarët e Kongresit në të dy anët e sallës kanë shprehur mbështetjen e tyre të fortë për integrimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, thuhej në letër./Opinion.al

Share: