Home KRYESORE Letra në Redaksi!

Letra në Redaksi!

Përshëndetje miq dhe lexues të Perqasje.com!
Këto ditë që kujtojm të afërmit tanë të vdekur, mendja na shkon jo vetem të familjarët tanë të si me lutje apo gjeste të tjera respekti e përshpirtërie. Por edhe shumë raste, tragjedi familjare të cilat na  kanë prekur nga afër apo në menyra tjera.

Nga shumë statuse në rrjetet sociale me preku ai i Anxheles e cila ka disa vite që jeton në Londër dhe per katër gjyshërit e saj vetem dy ka pasur mundësi të jetë e pranishme në momentet e fundit të jetës së tyre.

Arsyja që në këtë mënyrë shkrimit pothuajse proze ja del të prek edhe ato momentet më të thjeshta, të bukura që kemi kaluar me gjysherit tanë dhe që tani marrin një vlerë të shumëfishtë duke qenë se nuk i kemi me në mesin tonë fizikisht. 

Nuk më kujtohet kush e thoshte: “Ne ecim mbi shpatullat e atyre që na kanë parapri në jetë”Por këtë frazë e kam bërë timen tashmë.Po ju sjell tekstin e saj të mirefillt që dëshiroj ta bashkndaj me ju. Faleminderit Anxhela Marashi!

“Një nga momentet më të trishtueshme të jetës sonë është kur dera e shtëpisë së gjyshërve mbyllet përgjithmonë. Sapo të mbyllet ajo derë nuk do të ketë më pasdite të lumtur me xhaxhallarët, kushërinjtë, nipërit, prindërit, vëllezërit dhe motrat.

E mbani mend? Nuk ishte e nevojshme të shkonim tjeterkund të dielave. Shkohej te shtëpia e gjyshërve Tavolina ishte shumë e gjatë dhe ishte vendosur në dhomën më të madhe.Tani shtëpia është e mbyllur dhe vetëm pluhuri ka mbetur.

Një tabelë për shitje qëndron në hyrje. Por, askush nuk e dëshiron atë shtëpi. Eshte e vjetër. Duhet të restaurohet. Kushton shumë. Shumë, sepse ti e di se sa vlen shtëpia e gjyshërve.Shtëpia e gjyshërve nuk ka vlerë që mund të mbatet.Eh…dhe kështu vitet kalojnë.

Nuk ka më dhurata për tu hapur atje, patate të skuqura, byreku me perime. Kur shtëpia e gjyshërve mbyllet, e gjejmë veten të rritur pa e kuptuar se kur ndaluam së qënuri fëmijë. Sigurisht që për gjyshërit do të ishim dhe jemi gjithmonë të vegjël dhe të pambrojtur. Gjithmonë. Gjyshërit gjithmonë e kishin qumështin, kakaon gati, ushqimin, pijet, ëmbëlsirat. Pastaj gjithçka mbaron.

Nuk ka më këngë. Patatet e skuqura nuk janë më njësoj në shije. Gjyshja nuk do ti skuqë më dhe unë nuk do të mund “t’i vjedh” nga kusia.Se mu kujtua: kur i bija ziles së shtëpise, dhe gjyshja që thonte me zë të lartë “Priiit se dola, erdha”Më fal gjyshe, nuk do i bie më ziles. Ose, kur ti bie, gjithmonë do mendoj për ju.Ehhh…u larguat shumë shpejt. Por, shumë faleminderit për mësimet që na dhatë mbi jetën.Më merr malli shumë për Ju Pushofshi ne paqe!

Aleks Vulaj Legnano (Mi)

Share: