Home Gjeo-Ekonomia SHBA-Bullgarisë: Hiqni veton për Maqedoninë e Veriut deri në fund të vitit

SHBA-Bullgarisë: Hiqni veton për Maqedoninë e Veriut deri në fund të vitit

Pas deklaratës së bërë nga presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev pasi u zgjodh për herë të dytë, në krye të shtetit bullgar kanë reaguar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 2 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan përmes një letre kërkojnë që Bullgaria duhet të zgjidhë përfundimisht mosmarrëveshjen me Maqedoninë e Veriut deri në fund të vitit.
“Bullgaria duhet të zgjidhë përfundimisht mosmarrëveshjen me Maqedoninë e Veriut në mënyrë që Shkupi të fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në fund të vitit”.

Po ashtu William Keating dhe Claudia Tenny shkruajnë në letrën që i kanë dërguar ambasadorit bullgar në Uashington se pranimi i të dy vendeve është kritik për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Tre vendet e Ballkanit, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia Veriore, janë anëtarësuar me sukses në NATO. Për këto arsye, anëtarët e Kongresit në të dy anët e sallës kanë shprehur mbështetjen e tyre të fortë për integrimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, vijon letra.

Rumen Radev konfirmoi edhe njëherë qëndrimin që nuk duhet të ketë asnjë lëshim ndaj Maqedonisë.

“Qeveria e re nuk duhet të bëjë lëshime nga pozitat nacionale posaçërisht kur bëhet fjalë për identitetin, historinë bullgare dhe të drejtat e bashkatdhetarëve tanë prapa kufirit”, tha ai.

Me këtë deklaratë presidenti bullgar Radev ka konfirmuar edhe një herë veton që po mban peng zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë./Lapsi.al

Share: