Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka informuar së është marrë vendimi që në të gjitha shkollat e vendit të jetë vetëm 1 tekst Abetareje.
“Kemi vendosur që në arsimin paraunviersitear për çdo lëndë kemi tekste alternative dhe më pas zgjidhen nga mësuesit. Ne sot kemi vendosur që nga kjo procedurë të përjashtohet teksti i abetares. Të gjithë nxënësit e klasës së parë të kenë një tekst të unifikuar. Mësimi i gjuhës amtare është shumë i rëndësishëm dhe abetarja është libri i parë që përballet nxënësi.
Nga takimet që kemi zhvilluar me ekspertë kemi dakordësuar që për abetaren të kemi një tekst të unifikuar, sepse kjo ndihmon të kemi një metodologji të njëjtë kudo. Ne do të punojmë mbi këtë projekt, në mënyrë që të vijojnë procedurat për një konkurrim të hapur transparent, në mënyrë që të gjithë vogëlushët të kenë të njëjtën abetare”,-tha ministrja Kushi./Opinion.al