Me bejne pershtypje disa artikulime me kumbim te sforcuar diteve te fundit per ta paraqitur antiamerikanizmin si modernizem.
Idea dhe regija jane pak a shume te krahasueshme me shfaqjen e pare publike te antiamerikanizmit ne Shqiperi qe prej rrezimit te diktatures Enveriste, me rastin e ‘levizjes civile’ kunder importit te lendeve kimike te cilat meqe Shqiperia nuk arriti ti perpunonte jo se nuk mundej por sepse antiamerikanizmit i duhej nje fitore simbolike, kete gje e beri Italia e rilindjes europiane.
Realizimi aktorial eshte shume i dobet, duke me kujtuar disa shfaqje seriale te perpjekjeve per te shitur pervesitetin per modernitet, injorancen si dije, shemtine si artin me te perkryer, llapaqenerine per oratori!
Sado veshje me petka modernizmi, e tingellima xhingijesh ti veshin, sado te mundohen ta maskojne si modernitet, sovranizem, demokraci direkte, antiambasadorizem a ku di une se çfare karakterizimesh te sforcuara sajojne, antiamerikanizmi nder shqiptare, nuk eshte as me shume as me pak por nje perfiditet pervesesh, abuzues te pushtetit dhe te aseteve publike te cilet i ka zene tmerri nga forcimi i lirise, lirise qe forcon drejtesine te ciles nuk do arrijne ti shpetojne!
I kuptoj ata te cilet, pa dallom feje, krahine dhe ideje, jane me shume mundesi ne pritje te thirrjes nga drejtesia, por nuk kuptoj disa miq te mire te cilet padurimi i ben te hidhen nga nje skaj tek tjetri!
Mos prisni asgje te mire nga dhuna, mashtrimi diktaturat dhe hajnia!
Vetem liria, edhe kur nuk eshte perfekte, mundet ta sjelle te miren!