Home Gjeo-Ekonomia Ballkani I hapur , Marreveshja mbi Operatoret E Autorizuar ekonomik, Ku jemi...

Ballkani I hapur , Marreveshja mbi Operatoret E Autorizuar ekonomik, Ku jemi ?

Nga Irena Beqiraj

Spiropali ishte “vizionare”, Inaguronte idete , megjithese ndershmeria karshi publikut kerkon te inagurohet zbatimi I plote I tyre . Kjo ndodhi me operatoret e autorizuar ekonomik . U inagurua ne 2014 ne prani te Kryeministrit . Por ligji edhe aktet nenligjore, te cilat percaktonin kerkesat qe duhet te plotesonte nje operator per te marre kete autorizim filluan shume me vone .

Qe nga viti 2014 kur idea u shit si e realizuar ne TV, e deri me sot Shqiperia ka vetem 8 operatore te autorizuar ekonomik . VETEM 8!

Per ato qe nuk e dine nje Operator I autorizuar ekonomik ka te drejten te mos ndaloje fare ne dogane . Pra, eshte nje e drejte me shume sesa kanali jeshil ( kalimi pa kontroll) , duke zhdoganuar direkt nga zyra , por duke pasur edhe disa avantazhe te tjera qe lidhen kryesisht me garancite .

Qe operatori I autorizuar ekonomik te funksionoje pervec ligjit edhe akteve nenligjore te cilat tanime jane bere , ka nevoje per axhornimin e sistemit te IT , ndryshim I cili per Shqiperine nuk eshte bere akoma. Per kete arsye operatoret e autorizuar ekonomike sot ne Shqiperi fatkeqsisht duhet te paraqiten ne dogane, duke e katandisur autorizimin nje leter te varur ne kornize.

Marrerveshja per njohjen e operatoreve te autorizuar ekonomik midis vendeve te CEFTAS eshte nenshkruar ne 2018 edhe nga Shqiperia . Eshte protokolli nr 5 I CEFTA-s .

Por diferencat ne legislation ( ne e kemi ate me te perafruar me BE, sesa vendet e rajonit ) por edhe problemet e qenesishme me sistemet IT e ka lene procesin ne vend numero.

Cfare ka ndryshuar qe kjo marreveshje nuk u implementua gjate 4 viteve do implementohet ne 2022 ? A ndryshoi sistemi IT? Jo ! Cfare do perfitojne bizneset te cilat deri tani nuk kane shfaqur ose nuk kane qene ne gjendje te plotesojne kushtet per nje AEO, nga marreveshja e Ballkanit te Hapur, mbi operatoret .

Nje operator I autorizuar maqedonas , serisht do te ndaloje ne doganen shqiptare edhe sikur ne tja njohim autorizimin per sa kohe ky autorizim nuk njihet ne sistemin IT .

Ne kemi bere hapa prapa edhe nga “Vizioni I Spiropalit” Ajo gjithesesi inaguronte ide te reja ! Tani inagurohen ide te vjeteruara edhe te pa implementuara, por u ndryshojme kuadrin nga CEFTA I quajme BALLKAN I HAPUR.

Do vazhdojme tollovine de more de
Si lum ti popull mezi na ke !

Share: