Home KRYESORE Berisha: Ambasadorja Kim kataliste e gjendjes së krijuar

Berisha: Ambasadorja Kim kataliste e gjendjes së krijuar


Pas thirrjes së kuvendit të jashtëzakonshëm, Sali Berisha është duke zhvilluar këtë pasdite një komunikim online me shqiptarët e Floridas në SHBA.

Gjatë këtij takimi, ndërsa të tjera Berisha është shprehur se Basha ka vendosur përjashtimin e tij nga grupi parlamentar, pasi dështoi për ta penguar hyrjen e tij në parlament.

Duke folur për një opozitë të marr peng nga qeveria, Berisha tha ndër të tjera se katalizator i kësaj gjendjeje është pikërisht Ambasadorja Amerikane në Tiranë Yuri Kim.

“Duhet të pranojmë presionet e pandershme edhe të pengut të qeverisë ish-kryetarit Basha, ose deputeti Basha asistuar në një mënyrë apo një tjetër edhe  nga Ambasadaroja Amerikane  Yuri Kim, e cila me ndërhyrjet e saj është kataliste e gjendjes së krijuar, faktikisht e marrjes peng të opozitës nga qerveria”, tha Berisha./Opinion.al

Share: