Home KRYESORE Bino: Infektimet 10 herë më shumë tek personat e pavaksinuar

Bino: Infektimet 10 herë më shumë tek personat e pavaksinuar

Mjekja e ISHP-së Silva Bino tha në një mbledhje të Komitetit Teknik të Ekspertëve se situata me Covid në vend paraqitet e qëndrueshme gjatë 4 javëve të fundit. Bino tha se ndërkohë ka një infektim 10 herë më shumë të personave të pavaksinuar, se sa të atyre të vaksinuar, ndërkohë që bëri të ditur se ka gjithashtu rritje infektimesh në moshat e reja dhe ato pediatrike, 0-4 vjeç dhe 5-14 vjeç. Ndërkohë drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj bëri të ditur se 90% e të shtruarve janë të pavaksinuar./Opinion.al

Share: