Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera -ÇFARË MËSUAM NGA BAZA E TË DHËNAVE QË QARKULLON NË RRJETE!

-ÇFARË MËSUAM NGA BAZA E TË DHËNAVE QË QARKULLON NË RRJETE!

Nga Arbi Fortuzi


1) Shteti deshtoi ne ruajtjen e privatesise, ne rastin me te mire dhe e ktheu vendin ne “NJE HAN PA PORTA”
2) Shteti keq-perdori te dhenat e qytetareve, ne rastin me te keq, sipas axhendes dhe stilit te “patronazhisteve”
3) Rrogat deshmuan nje padrejtësi sociale te frikshme
4) Rrogat zbuluan Evazion Fiskal, deshmi e qarte e nje shteti qe ka deshtuar te evidentoi problematikat e kesaj natyre ne territor ne rastin me te mire, ose qe e ka lejuar vete nje gje te tille!
5) Rroga të fryra dhe te pajustifikuar, ne rastin me te mire apo pastrim parash ne rastin me te keq
6) Nje konkluzion eshte se më mire shofer apo sanitar në ambasada, sesa drejtor në shtet (apo jo?)
7) Kryeministri ka nje rroge per te ardhur keq…
8) Fajin e ka Saliu!
9) Zbuluam qe edhe ne vendet e tjera, SHBA, KANADA, FRANCE, RUSI kane patur probleme të tilla, pra asgje për t’u shqetesuar!
10) Gati tenderat e rradhes per te rritur sigurine, deri ne skandalin e ardhshem
11) Emrat e delegateve te PD, vijojne te jene te mbuluar nga misteri! Kjo, nuk ndodh ne vendet e tjera te botes dhe per kete pritet vetem nje ‘tender’ ne gjykate
12). Ah po… Skandalet e tjera u harruan!

13) Njohëm edhe koleget si e kishin emrin e vertete apo numrin e punonjësve real!

-Me respekt dhe me pak doza ironie nga qytetari e andaj gazetari: Arbi Fortuzi!-

Share: