Artur Nura, gazetar i Radio Radicale në Itali, ka folur lidhur me zhvillimet e fundit në rajon dhe situatën brenda PD.
Ai tha se investimet që po bën NATO në bazën e Kuçovës, është lajm i rëndësishëm.
“Ne kemi një lajm të rëndësishëm me të cilin nuk u morëm. Janë investimet që po bën NATO në bazën e Kuçovës, nga pikëpamja taktike nuk janë shumë 50 milionë euro, por nga pikëpamja gjeostrategjike është shumë. Në Shqipëri kemi një garanci, fakti që jemi anëtarë të NATO-s. Lufta nuk bëhet më në atë mënyrë por në mënyrën ekonomike dhe këtë duhet të bëjmë. Europa ka rrugë të gjatë për të qenë aty ku duhet”, tha ai.
Lidhur me zhvillimet në PD, Nura tha se programi më i mirë i lidershipit është i Fatbardh Kadillit
“Patjetër, kjo nuk mund të zgjidhet me ideologji komuniste, jam unë edhe ik ti tani. Asnjëra nga palët, duhet ta zgjidhin në rrugët e duhura demokratike, të shkojnë në gjykatë me vetëdeklarimet e tyre dhe të marrin një lloj vendimi të caktuar. Pse jo të mos bashkohen dhe të marrin pushtetin. Nëse është një personazh publik i cili i ka propozuar PD-së një program lidershipi është Fatbardh Kadilli. Pse mos të dëgjohet? Të ketë një ekuilibër të domosdoshëm demokratik”, tha ai për Fax News.