Home KRYESORE “Ka lindur mashkull”, gruaja e Macron pritet të ndërrmarë padi ndaj mediave

“Ka lindur mashkull”, gruaja e Macron pritet të ndërrmarë padi ndaj mediave

Brigitte Macron po planifikon të ndërmarrë veprime ligjore pas thashethemeve të përhapura në Twitter se ajo ka lindur burrë, sipas mediave franceze. Këtë muaj, pretendimet u përhapën në platformën e mediave sociale se zonja e parë e Francës lindi si një burrë i quajtur Jean-Michel Trogneux.

Gruaja 63-vjeçare e presidentit francez Emmanuel Macron tani do të padisë nxitësit e kësaj teorie të çuditshme të konspiracionit, raportoi gazeta franceze, Le Figaro.

Thashethemet nisën kur revista e krahut të djathtë Faits et Documents botoi një artikull në shtator i cili pretendonte se kishte kryer një hetim tre-vjeçar ndaj zonjës Macron dhe se teoria e saj është përkrahur nga shumë ekspertë.

Më 13 dhjetor, hashtagu #JeanMichelTrogneux u bë një ndër më të popullarizuarat në Twitter në Francë duke u përdorur mbi 66.000 herë. Kjo ishte tema më e diskutuar në rrjetin e njohur social për disa ditë.

Nuk është hera e parë që për gratë që kanë një profil të lartë në politikë lindin thashetheme të rreme rreth seksualitetit të tyre.

Edhe Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, thuhet gjithashtu se ka qenë viktimë e teorive konspirative për seksin e saj./Opinion.al

Share: