Home KRYESORE Komiteti: Vaksinim i detyruar për administratën publike dhe punonjësit në markete

Komiteti: Vaksinim i detyruar për administratën publike dhe punonjësit në markete

Nisur nga situata Covid në vend Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë në disa vendime të reja. Sipas Zv.Ministres MiraRakacolli:

Duke filluar nga dita e sotme çdo qytetar mund të bëjë dozën e tretë pasi ka kalur 6 muaj nga doza e dytë

Deri në datën 31 Dhjetor të gjithë punonjësit e administratës publike, marketeve dhe tendra tregtare duhet të vaksinohen, pasi në 4 janar do të kërkohet karta e vaksinimit.

Gjithashtu Rakacolli njoftoi se rekomandohet ndalimi i hyrjes së shtetasve të huaj të cilët gjatë 14 ditëve të fundit kanë patur histori udhëtimi në një nga vendet e Afrikës ku është shfaqur variant Omicron.

Share: