Home KRYESORE Mbledhje KLP- KLGJ,  Ibrahimi: Të gjejmë instrumente për të zbutur pasojat e...

Mbledhje KLP- KLGJ,  Ibrahimi: Të gjejmë instrumente për të zbutur pasojat e Vettingut

Mbledhja e parë e përbashkët për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor po zhvillohet këtë të mërkurë.

Të ftuar janë Presidenti i Republikës  Kryetari i Gjykatës Kushtetuese,Kryetari i Gjykatës së Lartë, Kryetari i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit, Kryetari i Gjykatës së Posaçme të Apelit, Ministri i Drejtësisë, Drejtuesi i SPAK, Prokurori i Përgjithshëm, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Drejtori i Shkollës së Magjistraturës dhe përfaqesues OPDAT dhe organizatat e tjera të cilat monitorojnë zbatimin e reformës në drejtësi.

Kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi theksoi se është detyrë e tyre të gjejnë instrumente për të zbutur pasojat e Vettingut.

“Është i nevojshëm një rakordim dhe interpretim ligjor midis nesh për menaxhimin sa më optimal të sistemit gjyqësor. Ne jemi solidarisht përgjegjës për menaxhimin e sistemit të drejtësisë. Kjo është mbledhja e parë e dy Këshillave, sepse të dy institucioneve menaxhojnë statusin dhe  karrierën e magjistratëve. Jemi familjet e prokurorëve dhe gjyqtarë dhe çështjet që kemi zgjedhur për t’i trajtuar sot kanë ndjeshmëri publike. Detyra jonë është të gjejmë instrumente për të zbutur pasojat e Vettingut”, tha Ibrahimi.

Ibrahimi: Mundësia e tretë mund të jetë miratimi i hartës së re gjyqësore dhe rritja e kuotave për pranimin në Shkollën e Magjistraturës. Një mekanizëm do të ishte rishikimi i legjislacionit por tashmë është konsumuar me ndryshimet ligjore që janë bërë së fundmi. Mundësia e dytë është ngritja në detyrë e këshilltarëve ligjorë dhe ndihmësve, por për të duhen ndryshime ligjore te me tejshme.

Kujtojmë se Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Ministria e Drejtësisë kanë rënë dakord për një hartë të re të gjykatave në vend, e cila do t’i propozohet Këshillit të Ministrave.

Nga 20 Gjykata të Shkallës së Parë të juridiksionit të përgjithshëm, harta e re gjyqësore parashikon vetëm 12, ndërsa nga gjashtë Gjykata Apeli, vetëm një e ndarë në dy dhoma.

Top Channel

Share: