Home KRYESORE Po vjen varianti i ri, mjeku: Nuk do të ngelet njeri pa...

Po vjen varianti i ri, mjeku: Nuk do të ngelet njeri pa u infektuar, keni vetëm një zgjidhje

Varianti i ri i COVID-19, Omicron që po trondit botën ka shkaktuar shqetësim të madh te të gjitha vendet, pasi po përhapet me shpejtësi. Mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Log.” në “ABC” mjeku i njohur Genc Sulçebe u shpreh se rreziku nga varianti i ri është që virusi të përhapet me shpejtësi dhe të mos ngelë askush pa u infektuar. Zgjidhja e vetme sipas tij është vaksina.

Janë variante të pritshme. Mutacioni i ri është i pesti, i cili ka shumë mutacione, mbi 30 ndryshime në strukturën e tij krahasuar me variantin origjinal. Jo vetëm ata që janë me HIV por edhe mangësi të tjera, virusi do kohë të eliminohet, me javë, në organizëm dhe rrit mundësinë të pësojë ndryshime, bëhet më i përshtatshëm dhe shpërndahet në individë të tjerë.https://www.youtube.com/embed/1NQOxkbdX2Q?feature=oembed

Omicron duket se ka aftësi ngjitëse më të mëdha se Delta. Ka rrezik të përhapet, të zëvendësojë Deltën, dhe të infektojë potencialisht, nuk do të ngelet njeri pa u infektuar. Këtu del puna te vaksina. E vetmja zgjidhje është vaksinimi. Nuk shpëton dot. Tani a do ta marrësh me sëmundje apo vaksinim, zgjidheni vetë” tha Genc Sulçebe.

Prof.Dr.Arben Pilaca, mjek infeksionist në Spitalin Hygeia theksoi se variante të tilla do të ketë herë pas here pasi jo e gjithë popullsia është e vaksinuar. “Shtamet e reja që do të dalin, unë mendoj se ky nuk është i fundit, do të ketë tjetër. Do të kemi surpriza të tilla mutacionesh. Tani doli i riu. Për aq kohë sa do të ketë popullsi pa imunizim, zero, do të jemi përpara kësaj situate. Bota ballafaqohet me surpriza herë pas here” tha ai.

Për epidemiologun Ilir Alimehmeti varianti i ri është afro trefish më pak ngjitës se Delta. “Do ta shohim me qetësi. Do akoma më tepër kohë për t’u parë. Ky variant gjendet me PCR ndryshe nga të tjerët që donin sekuencim gjenetik. Është më e lehtë dhe më e shpejtë. Në Afrikën e Jugut kishim edhe një tjetër variant, Beta, nuk u transmetua aq shumë në Europë” tha ai./ db/Abcnews.al

Share: