Prokuroria e Tiranës ka nisur një proces verifikimi pas lajmit të publikuar dje nga Opinion.al, ku thuhej se një databazë me të dhënat e qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me kartat e tyre të identitit, pozicionin e punës dhe pagës, po shpërndahet në Whatsapp.
Duke marrë shkas nga ky skandal, prokuroria po verifikon burimin e listës. Opinion.al, nuk e publikoi këtë listë me qëllim ruajtjen e privatësisë së personave në fjalë.
Kujtojmë se disa muaj një tjetër skandal u publikua në media ai i patronazhistëve, i cili jepte informacione lidhur me bindjet partiake, numrin e ID të qytetarëve, numrin e tyre të telefonit dhe të tjera të dhëna private./Opinion.al