Home KRYESORE Publikimi i të dhënave/Fuga: Aman numrin e brekëve e stutjenave mos na...

Publikimi i të dhënave/Fuga: Aman numrin e brekëve e stutjenave mos na i nxirrni…

Nga Artan Fuga


Vetëm numrat e brrekëve, të sutjenave, të këpucëve, etj. si këto mos nxirrni, ju lutem!

Dolën edhe të dhënat e targave të autoveturave, do të dalin edhe pronësitë!

Hahaha, qesharake, një administratë që i ikin të dhënat si mollët nga një shportë e çpuar. Sepse nuk di si t’i ruajë! Nuk kemi thënë kot që administrata është e fryrë, është në përgjithësi një kope, një turmë, pa rregulla, hierarki dhe statuse profesionale. Janë shumica o me mik, o me ndërhyrje, o me tarafe, o me lekë, o me militantizëm. Pak ka që janë tamam dhe atyreu a zënë kokën me derë!

Por, por, por, le të përfitojmë nga kjo transparencë që vjen nga paaftësia dhe çoroditja e një administrate palluqe !

Dolën targat e makinave!!!

Hoho dhe çfarë pastaj.

Targën e makinës sime të stërvjetër e di çdo lavazh, e dinë në kufi, shërbimet e doganave, e di çdo agjent sigurimesh, cdo punonjëse postash ku paguaj gjobat që më venë kotnasikoti për parkim të gabuar në Tiranë, atje ku nuk ke ku parkon veçse në Rollinhg Hills. E dinë edhe çunat e lagjes, naçot, e dinë komshinjtë. E di cdo garazh, cdo rregullues bravash për vetura, kushdo.

Targa e makinës nuk është si numri i brrekëve që e mbaj sekret!

Do dalin edhe pronat e gjithësecilit!

O pika sistemeve të sigurisë tuaj!

Por ama le të dalin, pa të shohim sa mijëra apartamente ka filani, po filani sa kilometra tokë ka, sa rrënjë ullinj ka deputeti, sa vila ministri dhe ish ministri, sa zona ka në pronësi kryetari i bashkisë, sa vila, sa apartamente opozitari, sa sa sa, pronat e ligjshme, t’i gëzojë ai që i ka, sa prona të vjedhme, sa prona të marra për shkak të postit!

Cfarë sekretesh janë këto! Cdo notere e di, cdo komshi të sheh, le të përfitojmë nga transparenca që dikush paska vendos me na hap sytë!

Mos mendojmë ne për ruajtjen e sekreteve, ato t’i ruajnë ata që e kanë për detyrë, ne t’i nxjerrim të gjitha në shesh!

Po ja plas pikërisht një shoqërie që është ndërtuar mbi sekretin, fshehtësinë, skuthësinë, mos transparencën!

Gazetarë, intelektualë, studjues, prokurorë, hetuese, qytetarë të ndershëm, masa e popullit, interesi publik vetëm fiton!

E cfarë humb një gjyhnaqar që ka një apartament dhe që del se e ka!

Asgjë!

(Ndalohet ribotimi nga cdo media profesioniste, pa lejen e autorit, rrjetet sociale të lira ta përdorin për botim)

Share: