Nga Nini Dede
Sot përfundoi me sukses një tjetër festival i hipokrizisë moderne , ai i 60-ti në historikun e tij, dhe i disati vrasës i vlerave të meritokracisë !
Nuk është aspak çudi që renditemi si shtet në fundlistat ndërkombëtare në çdo sferë të jetës : muzikë, art, sport, ekonomi, qeverisje…
Mentaliteti i sistemit totalitar 50+30 vjecar vazhdon të venitë cdo talent si pjesë e skenareve nepotisto-politike që sundojnë deri në përditshmëri !
Cdokush që të paktën njëherë të vetme në jetë e ka ndier padrejtësinë e ( nën)vlerësimit , i kupton më mirë këto rrjeshta të realitetit të dhimbshëm shqiptar, ku që nga fëmijëria e hershme frustrimi bëhet i pandashëm: kur në x kopësht “përzgjidhet” fëmija i y-it për të recituar në eventin e qytetit ku patjetër do të ketë çmime; kur në olimpiadat kombëtare arsimore çmimet e para me shpërblime monetare janë te rezervuara; ku në spektaklet e bukurisë fiton gjithmonë “partnerja” e ” biznesmenit” më të fuqishëm, ku ne futboll perzgjidhen për të luajtur në formacionin bazë të skuadrës, “darovitësit” e trajnerit, presidentit të klubit, apo të federates; ku në politikë i preferuari i kryetarit të partisë do të ecë më shpejt se të tjerët …
Nuk di se çfarë dhimbje mund të ndiejë nga zhgënjimi në (nën)vlerësim një këngetar i cili jep shpirtin në skenë, kur fryma i nxjerr vetëm kreativitet, talent dhe pasion artistik…por për publikun dihet se në momentin final , të gjithë adhuruesit e sinqertë të këtij eventi muzikor kombëtar, të cilët e ndoqën nga fillimi në fund për tre netë rradhazi , me shpirt do t’i thonin RadioTelevizionitPopullorSocialistShqiptar : ” Kthema kohën që më moreeee “!!!
Nini Dede
30 Dhjetor 2021