Një skandal i madh ka ndodhur me të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë. Opinion.al zbulon se në “Whatsapp” po shpërndahet një databazë me të dhënat e qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me kartat e tyre të identitit, pozicionin e punës dhe rrogën.
Ende nuk dihet se cili është burimi i daljes së kësaj liste, të cilën Opinion deklaron se e posedon, por ende nuk e ka bërë publike, për ruajtjen e privatësisë së qytetarëve.
Nëse lista që po qarkullon dhe po përhapet është e vërtëtë, atëherë të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë janë në rrezik, ndaj duhet një reagim i menjëhershëm i organeve kompetente.