Prokuroria ka marrë në pyetje ekspertët e IT në Drejtorinë e Tatimeve dhe në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, pas skandalit të publikimit të pagave të mbi 600 mijë qytetarëve shqiptarë.
Gjithashtu, në pyetje nga organi i Akuzës janë marrë edhe ekspertë në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
Sipas New 24, 14 ekspertë që kanë akses në server janë marrë në pyetje.
Po ashtu mësohet se Prokuroria ka bërë ekspertim në kompjuterit e tatimeve.