Nga Nini Dede
Në Tiranën e viteve 2022, prej gati një dekade kemi një shesh me emrin : ” Sheshi Wilson”, të cilin jo të gjithë shqiptarët e dinë se ku ndodhet , për të mos vazhduar më tej pse mori këtë emër ( ndonëse shumë vonë), dhe aq më keq, dhimbshmërisht ka shumë të tjerë që nuk e dinë fare ekzistencën as të sheshit dhe as të Presidentit Amerikan Woodrow Wilson.
Nëse Korifeu i Shqiptarizmës, Mid’hat Abdyl Frashëri, nuk do t’i kishte drejtuar bindshëm dhe perfektshmërisht të argumentuar nga ana logjike dhe faktike, promemorien e vitit 1919 presidentit Wilson, asnjë nga politikanët e këtyre pasviteve nuk do të kishte cfarë teritoresh të qeveriste, sepse Shqipëria do të ishte copëtuar midis shteteve fqinje.
Tendenca e fshehur antiamerikane ( shpesh-herë edhe në subkoshiencë) e disa prej shqiptarëve, e gjeneruar nga periudha e regjimit totalitar, nuk mund të zbehë kurresesi mirënjohjen e milionave të tjerëve shqiptarë kudo nëpër botë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Politikanët shqiptarë të post-komunizmit, të cilësdo force politike të vetëquajtura te mëdha, i kanë të lindura e të ndërthurura “bukur” veset e servilizmit, hipokrizisë, pseudopresionit dhe pseudozemërimit ndaj SHBA në varësi të situatave ( dis)favorizuese politike të karierave të tyre personale.
Marrëdheniet midis dy shteteve nuk ndryshojnë si puna e motit në Londer, sa herë që sinoptikano-politikanët tanë ndër vite na udhezojnë herë të hapim dhe herë të mbyllim çadrat ndaj SHBA.
Themeluesi i konservatorizmit modern europian në Shqipëri, Mid’hat Frashëri, nuk e dinte se fara e konservatorizmit që ai mbolli në Shqipëri ( kur ne 1945 krijoi partinë e tij politike në Regio Emilia ) do të mbinte një ditë, por as nuk e dinte njëkohësisht që ajo do te mbahej e izoluar, nën kontroll të rreptë nga ” padronët qeverisës ndër vite” sapo të mbinte, per ta përdorur si “ilaç me pika” sa here që të kishin nevojë për pushtet.
Sido që të jetë ndjesia e çdokujt për Amerikën, të paktën gjeo-politikisht dhe kombëtarisht i detyrohemi shumë asaj për vazhdimësinë e ekzistencës sonë si shtet dhe si komb, çka substancialisht tregon se “njësia qëndrore” që mban në këmbë demokracinë e Shteteve te Bashkuara te Amerikes është KONSERVATORIZMI, pavarësisht forcave politike (të cilat ndryshojnë nga shkalla e amplifikimit që i bejnë njësisë qëndrore) që qeverisën që nga pavarësia 235 vjecare e saj e që do të vazhdojnë të qeverisin ndër vite.
Vendimi i Presidentit Demokrat Woodrow Wilson mbi moscopëtimin e Shqipërisë, duke ruajtur parimin e vazhdimësisë së një kombi ( parim i konservatorizmit ) e gjen shpjegimin tek ” Njësia Qëndrore” e SHBA- ve.
Kushdo, i cili qëllimisht apo në menyre naive, perpiqet të kultivojë “blasfemi amerikane”, do të ndihet në faj në çdo moment të jetës , kur simbolet e konservatorizmit do t’i shfaqen edhe në jetën e perditshme duke blerë “bukën” apo edhe “mëkatet” e veta me dollarin amerikan të nxjerrë nga xhepi ku shkruhet :
” IN GOD WE TRUST”
Duke pasur parasysh që në politikën shqiptare tranzicionale mijëvjecare ( ku edhe vetë Darvini do te dorëzohej), antonimi i anti-amerikanizmit u shfaq dhe ngeli vetëm në nivelin e pro-amerikano-servilizmit, më vjen në mendje një shprehje – deduksion:
” Të bësh servilizëm me Amerikën është parodi…,
Të mos kesh fare marrëdhënie me Amerikën është fatkeqësi…,
Të kesh luftë me Amerikën është tragjedi…! “
Nini Dede, 13 Dhjetor 2021