Pas NATO-s, Shteteve të Bashkuara dhe grupit të shtatë vendeve të industrializuara, edhe BE-ja iu bashkua zyrtarisht korit të atyre që kërkojnë sanksione të zgjeruara, ndaj Rusisë, nëse ajo do të ndërhyjë sërish në Ukrainë.
Ekziston frika se presidenti Vladimir Putin prej javësh ka udhëzuar marshimin e kontingjenteve të trupave ruse në kufirin me Ukrainën. SHBA-ja flet për ngritjen e vendstrehimeve për rreth 100 000 trupa. Në imazhet satelitore megjithatë nuk mund të dallohet qartë nëse në këto çadra janë vendosur njerëz. Në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel u dëgjuan paralajmërime të forta. Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, akuzoi Moskën se përgatitet për luftë në të gjithë frontet ndaj Ukrainës.
“Jemi të bindur se Rusia po përgatiet për një luftë totale kundër Ukrainës. Është një ngjarje e paprecedentë, ndoshta që prej Luftës së Dytë Botërore dhe duhet të jemi të gatshëm për atë që do të vijë”, u shpreh Gabrielius Landsbergis, kryeministri i Lituanisë.
Ministrja e re e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha se një “ndërhyrje” e Rusisë do të kishte pasoja të rënda ekonomike dhe diplomatike. E megjithatë, nuk sqaron konkretisht se çfarë sanksionesh mund të vendosen. I ngarkuari i BE-së me politikën e Jashtme, Josep Borrell, tërhoqi vëmendjen, se duhet përcaktuar se kur mund të kalohet vija e kuqe nga Rusia. Do të mjaftojë për sanksionet një ndërhyrje e rregullt e trupave apo vetëm prania e të ashtuquajturve “burracët jeshil”, pra ushtarët rusë pa shenjat zyrtare, në territoret e separatistëve në lindje të Ukrainës. Ndërkohë, BE-ja po mendon për një mision kualifikimi për ushtrinë ukrainase. Sistemet mbrojtëse të armatimit, si raketat kundër dronëve po u sigurohen Ukrainës nga SHBA-ja./Lapsi.al