Home KRYESORE Tragjedi në ujërat grek, 3 anije përmbyten brenda 24 orëve, dhjetëra të...

Tragjedi në ujërat grek, 3 anije përmbyten brenda 24 orëve, dhjetëra të vdekur

Trupat e 7 personave të mbytur janë gjetur rreth ishullit “Prasonisi” në jug të Antikythera-s, pasi dje pasdite një varkë me vela me rreth 100 persona u përmbys.

Mediat greke shkruajnë se varka kishte lundruar nga Turqia në drejtim të Italisë.

Më shumë se 90 njerëz kaluan natën në ishull, pasi arritën të dilnin në breg.

Raportohet se janë shpëtuar 90 persona, 52 burra, 11 gra dhe 27 fëmijë, ndërsa hetimet në zonë vazhdojnë.

Varka e dytë me emigrantë në Mani

Mediat greke raportojnë se pasditen e djeshme të së enjtes, në zonën e Gerolimenas, në Mani, është lokalizuar një varkë e dytë me vela me emigrantë. Ajo u përmbys në një distancë të shkurtër nga kontinenti. Ndërsa thuhet se autoritetet u njoftuan nga një dëshmitar okular, banor i zonës, se një varkë me emigrantë është përmbytur.

Rojet Bregdetare transportuan 92 emigrantë në tokë (të gjithë burra, 54 të mitur, shumica nga Egjipti). Ekipet e shpëtimit raportuan se tre trafikantët braktisën varkën dhe u arratisën.

Më shumë se 30 të zhdukur në Folegandros

Ndërkohë, në Santorini, personeli i sigurisë dhe Rojet Bregdetare po marrin dëshmi nga 13 të mbijetuarit e mbytjes së një anijeje një ditë më parë në jug të Folegandros./Opinion.al

Share: