Home KRYESORE Vjen në jetë bebja e 40 mijë në Shqipëri për vitin 2021

Vjen në jetë bebja e 40 mijë në Shqipëri për vitin 2021

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se ka ardhur në jetë bebja e 40 mijë në vendin tonë.

Ministrja ka postuar disa foto të bebeve të lindur në Tiranë dhe Vlorë, në rrjetin social “Facebook”.

Me Veronën e Lorenin, të lindur shëndosh e mirë pak orë më parë në Maternitetin e Vlorës dhe Lea, Emi e Elid, të sapoardhur në jetë në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” janë 40 mijë të lindur këtë vit, që kanë përfituar bonusin e bebes”-shkruan ndër të tjera ministrja./Opinion.al

Share: