Zëvendës kryetar i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi në një deklaratë për mediat këtë të enjtë, bëri një bilanc të punës së këtij institucioni
Gjatë fjalës së tij, Sadushi trajtoi dhe një nga problemet me të cialt kjo gjykatë po përballet që është numri i lartë i çështjeve të parapambetura që presin për t’u gjykuar.
Ai tha se sfida më e madhe e Gjykatës së Lartë mbetet numri i lartë i çështjeve që presin shqyrtimin, teksa theksoi se ulja e numrit të lartë të çështjeve të prapambetura kërkon kohë dhe strategji koherente.
“Ne e dimë se çfarë duhet bërë për të dalë nga kolapsi ku e gjetëm këtë institucion, për këtë duhet durim. Gjatë këtij viti u emëruan 6 gjyqtarë dhe jemi në pritje të 5 të tjerëve. Vetëm me 9 gjyqtar kemi formuar 9 trupa gjyqësore me nga 3 gjyqtar. Kjo ngarkesë ka kërkuar angazhimin maksimal të gjyqtarëve që kryejnë detyrën edhe si pjesë e trupave të ndryshme gjyqësore. Kjo është situatë e pazakontë për Gjykatën e Lartë dhe sistemin e drejtësisë. Ky është viti i ngritjes së qendrës së dokumentacionit. Përshtatja e kuadrit ligjor me fokus kthimin e Gjykatës së Lartë në një gjykatë ligj kanë sjellë një efekt pozitiv në cilësinë dhe shpejtësinë e vendimmarrjes. Gjatë 2021, çështjet e reja të regjistruara janë 2847, ndërsa numri i 35837 mijë çështjeve që pritet të gjykohen është drejt uljes. Numri i vendimeve të marra gjatë 2021 është më i lartë se çështjet e regjistruara. Janë dhënë 3609 vendime. Sfida më e madhe e Gjykata e Lartë mbetet numri i lartë i çështjeve që presin shqyrtimin. Ulja e numrit të lartë të çështjeve të prapambetura kërkon kohë dhe strategji koherente. Gjykata e Lartë e ka të qarët situatën ku ndodhet dhe ka hartuar një plan veprimi. Paraqitet domosdoshmëri ndryshimi i mentalitetit juridik. Evadimi i çështjeve të prapambetura duhet të pranohet si shqetësim mbi përfaqësimin profesional si të institucioneve publike dhe avokatëve. I kanë të gjitha mundësitë për uljen e këtyre çështjeve. Ka numër të lartë rekursesh të pabazuara që paraqiten në Gjykatën e Lartë. Nevojitet ndërgjegjësimi i institucioneve publike dhe avokatëve se moskalimi i rekurseve është përgjegjësi e tyre. Çështje që kanë si objekt dëmshpërblimin për marrëdhënie të punës apo dëmshpërblime të tjera, janë të papranueshme. janë 5404 çështje ku gjyqhumbës janë organet publike. Një tjetër shqetësim është rreziku i krijimit të një stoku të ri çështjes. Sjelljet e avokatëve mbeten të papërshtatshme me praktikën e konsoliduar të kësaj gjykate. Jo çdo konflikt ligjor duhet ët shkojë në Gjykatën e Lartë. Gjykimi në Gjykatën e Lartë është gjykim ligji jo fakti dhe ky parim duhet të mbahet parasysh nga të gjithë”, u shpreh ai./Opinion.al