Home KRYESORE Bashkë me Berishën në prokurori? Reagon Basha

Bashkë me Berishën në prokurori? Reagon Basha

Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar nga prokuroria për tu marrë në pyetje lidhur me protestën e thirrur nga ish-kryeministri Berisha në 8 Janar.

“Deri në këto momente nuk kam një njoftim të tillë. Prokuroria dhe Policia janë në urdhërat e Ramës.”, u shpreh Basha në një lidhje direkte ne news 24.

Ndërkohë në media ditën e sotme po qarkullon një lajm se Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të merren në pyetje pas akteve të dhunshme të ndodhura në protestën e 8 janarit. Thuhet se prokuroria ka thirrur Berishën dhe Bashën në cilësinë e deklaruesit.

Kujtojmë se për protestën e mbajtur përpara Selisë Blu më 8 janar policia deri më tani ka shoqëruar 34 persona për incidentet e shkaktuara. Ndërsa penalisht u proceduan Gazment Bardhi dhe Flamur Noka. nBardhi akuzohet për lëndën nga bombolat anti-zjarr që është hedhur nga brenda godinës së PD, ndërsa Noka për tubim të paligjshëm.

Protesta zgjati tre orë dhe rreth orës 13:00 ndërhyri policia për të shpërndarë protestuesit, duke përdorur gaz lotsjellës.

Share: