Ish-kryeministri Sali Berisha pas dëshmisë së dhënë në prokurori për protestën e 8 Janarit, iu bëri thirrje agjencive të huaja ligjzbatuese që të hetojnë Lulzim Bashën për pastrim parash.
Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi Ramën se i mbylli Bashës dosjet e larjeve të parave në Shqipëri.
“Është një problem i madh për gjeneratat e reja mbështetja e tij, një probleme shumë i madh, sepse ai është simbol i të pabesit, i të lidhurit me krimin më shumë se kushdo tjetër, sepse e faktoi vetë pa ia imponuar kush. I përzier në aferat korruptive shumë të rënda, të njohura me dosjet edhe në SHBA, plus dosje të tjera. Për ta mbyllur këtë, unë u bëj thirrje agjencive të zbatimit të ligjit të vendeve partnere ta hetojnë minimum për larje parash, sepse Edi Rama ia mbylli dosjen e larjes së parave në Shqipëri”, tha Berisha./Opinion.al