Home KRYESORE Berisha zbulon emrin e koalicionit: “Shtëpia e lirisë”

Berisha zbulon emrin e koalicionit: “Shtëpia e lirisë”

sh-kryeministri, Sali Berisha, në një konferencë të mbajtur ditën e sotme teksa prezantoi kandidatët e Komisionit të Rithemelimit që do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit konfirmoi se në këto zgjedhje do të marrë pjesë si koalicion politik i quajtur “Shtëpia e Lirisë”.

“Koalicioni do të quhet Shtëpia e Lirisë. Shtëpia e Lirisë do të ketë logon e vetë”, tha Berisha.

Ndër të tjera, Berisha akuzoi Kryeministrin Rama se ka konfiskuar siglën e Partisë Demokratike.

“Edi Rama me bandat e tij ka konfiskuar në një akt madhor kriminal politik siglën e PD. Ne e konsiderojmë atë të konfiskuar dhe qëllimi më madhor ishte që ne të mos merrnim pjesë në këto zgjedhje. Ne marrim pjesë në zgjedhje sepse bojkoti nuk është opsion për ne. Do ketë një marrëveshje me një koalicion në përputhje me ligjin dhe në atë marrëveshje do paraqitet dhe logoja të cilin cdo shqiptar e ka të qartë se logo e vërtetë tonë e ka konfiskuar Edi Rama dhe kjo nuk i pengon ata që atë ta shohin të shkruar në ballin e këtyre zotërinjve dhe gjithë mbështetësve të kësaj partie”, tha Berisha.

Share: