Home KRYESORE Çfarë do ndodhë në PD? Skadon afati që Berisha i la Bashës...

Çfarë do ndodhë në PD? Skadon afati që Berisha i la Bashës për të liruar selinë

Ditën e sotme, (5 Janar 2022), është afati i fundit që Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike i ka lënë Lulzim Bashës për të liruar selinë blu. Ndërkohë vetë Basha në daljet e tij ka thënë që asgjë nuk do të ndodhë më 5 Janar dhe Berisha ka thiur proteste kombetare me daten 8 janar diten e shtune.

Duket se po intensifikohen përplasjet brenda partisë më të madhe të opozitës. Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë paralajmëruar protestë përpara selisë së Partisë Demokratike të shtunën më 8 Janar në rast se Lulzim Basha nuk largohet nga zyra. Ndërkohë Basha u shpreh se është hera e parë që një lider thërret protestë kundër partisë së tij.

Kujtojmë se më 23 Dhjetor 2021, nga selia blu Komisioni i Rithemelimit i kërkoi Lulzim Bashës që të dorëzojë detyrën dhe të lirojë zyrën e kryetarit të Partisë Demokratike, pas referendumit të 18 Dhjetorit 2021 që votoi për shkarkimin e Bashës si kryetar i PD.

Përmes një letre, që iu dërgua edhe kryedemokratit Lulzim Basha iu kërkua që të respektojë vullnetin e anëtarësisë së demokratëve që votuan në këtë referendum. qartazi palet duhet te shkojne ne Gjykate ose te perplasen. zgjedhje eshte e lidershipit dhe pergjegjesia e secilit i mbetet Historise. Perfitues deri tani eshte vetem Edi rama dhe shumica qeverisese!

Share: