Nga Rezarta Reçi
Mengjes. 23 Janar. Sot Ai mbush 86 vjeç. Normalisht në Shqipëri nuk ndodh asgjë. Sepse kujtesa edhe nuk vlen. Në faqet e gazetave nuk ka vend për pak rrjeshta. Për pak vëmendje. Për shumë dashuri. Ndonjë ekran Tv-je mund t’ i vendosë rastësisht filmat e Tij në darkë për të mbushur programin.
Lajmet janë të zëna. Por miqtë e familjarët me siguri do kujtohen se regjisori Dhimiter Anagnosti ka ditelindjen.
Çfarë do t’i uroja Mjeshtrit të rrëfimit kinematografik dhe njeriut të mencur e të paqtë,në ditëlindjen e tij? Jetëgjatesi cilësore, shëndet të mirë dhe Kohë të bukur e të plotë për të vazhduar me pasionet e tij! Të mbetesh besnik i vetvetes,në këtë kohë që na ka tradhëtuar të gjithëve,është sakrificë,por edhe mision! Dhimiter Anagnosti eshte Ai që e bëri,e bën,do vazhdojë ta bëjë..
Ky eshte urimi me te cilin fillon dita ime drejtuar regjisorit Dhimiter Anagnosti në diten e lindjes së tij. Te flasesh dhe te urosh nje njeri me kontribute, një personalitet, është edhe fat për bashkëkohësinë e të jetuarit.
Dita merr ngjyra te bukura kur zgjedh ta fillosh bukur! Një fjale e mirë, një xhest domethenës, një mendim a veprim pozitiv i jep të përditeshmes sonë një sens me kuptimplotë…provojeni…