Home KRYESORE Dhimitër Anagnosti ka ditëlindjen! Në faqet e gazetave nuk ka vend për...

Dhimitër Anagnosti ka ditëlindjen! Në faqet e gazetave nuk ka vend për pak rrjeshta. Për pak vëmendje

Nga Rezarta Reçi

Mengjes. 23 Janar. Sot Ai mbush 86 vjeç. Normalisht në Shqipëri nuk ndodh asgjë. Sepse kujtesa edhe nuk vlen. Në faqet e gazetave nuk ka vend për pak rrjeshta. Për pak vëmendje. Për shumë dashuri. Ndonjë ekran Tv-je mund t’ i vendosë rastësisht filmat e Tij në darkë për të mbushur programin.

Lajmet janë të zëna. Por miqtë e familjarët me siguri do kujtohen se regjisori Dhimiter Anagnosti ka ditelindjen.

Çfarë do t’i uroja Mjeshtrit të rrëfimit kinematografik dhe njeriut të mencur e të paqtë,në ditëlindjen e tij? Jetëgjatesi cilësore, shëndet të mirë dhe Kohë të bukur e të plotë për të vazhduar me pasionet e tij! Të mbetesh besnik i vetvetes,në këtë kohë që na ka tradhëtuar të gjithëve,është sakrificë,por edhe mision! Dhimiter Anagnosti eshte Ai që e bëri,e bën,do vazhdojë ta bëjë..

Ky eshte urimi me te cilin fillon dita ime drejtuar regjisorit Dhimiter Anagnosti në diten e lindjes së tij. Te flasesh dhe te urosh nje njeri me kontribute, një personalitet, është edhe fat për bashkëkohësinë e të jetuarit.

Dita merr ngjyra te bukura kur zgjedh ta fillosh bukur! Një fjale e mirë, një xhest domethenës, një mendim a veprim pozitiv i jep të përditeshmes sonë një sens me kuptimplotë…provojeni…

Share: