Home KRYESORE Omicron në Shqipëri, Brataj: Do të ketë rritje të tjera të infektimeve

Omicron në Shqipëri, Brataj: Do të ketë rritje të tjera të infektimeve


Piku i Omicron në Shqipëri pritet të jetë në fund të Janarit. Sipas projeksioneve të autoriteteve shëndetësore,  Anëtari i Komitetit Teknik të Ekspertëve, Skënder Brataj thotë se në ditët në vijim pritet rritje e mëtejshme e të infektuarve dhe shifrat e fundit nuk tregojnë pikun e Omicron.

“Mendoj që nuk është në këto ditë. Do të ketë rritje të tjera siç e kemi parë në çdo vend europian kur fillon do një muaj një muaj e gjysmë. Piku do të arrihet brenda Janarit dhe do të fillojë më pas rënia, por duhet të jemi të kujdesshëm këto dy muaj sepse do kemi shifra të rritura”.

Brataj flet me shqetësim për rritjen e infektimeve, teksa thotë se shumica e qytetarëve neglizhojnë shenjat.

“Sigurisht që numri i të infektuarve është rritur përsa i përket momentit, kjo është e pritshme për shkak të Omicron që po qarkullon. Numrat e të infektuarve janë edhe më të larta seç janë shifrat, pasi shumë njerëz nuk kërkojnë ndihmë ose tampon. Numri i të shtruarve në spital mbetet i ulët dhe i kontrollueshëm”.

Omicron ka sjellë edhe një rritje të lehtë të shtrimeve në spital. Afro 30 persona në ditë kërkojnë ndihmë të specializuar, nga 20 përpara përhapjes së valës.

“Kemi një rritje të numrit të vizitave, jemi rreth 80 vizita për Covid. Dhe në spital shkojnë në 24 orë rreth 34 të shtruar. Përqindja e të shtruarve në spital ka rënë, nga 39 % në 48 % siç ka qenë për formate tjera. Rritja e numri drejt spitaleve është qarkullimi i pacientëve në ditë më të pakta”.

Bluzat e bardha rekomandojnë vaksinimin e të gjithë popullatës mbi 16 vjeç si e vetmja mënyrë për të shmangur format e rënda të sëmundjes. Mjekët bëjnë apel të respektohen masat anti-Covid dhe të shmangen grumbullimet.

Tv Klan

Share: