Ish-kryeministri Sali Berisha insiston se protesta e thirrur prej tij ditën e sotme ishte paqësore.
Por ndërsa gazetarët i kujtuan reagimet e ambasadave dhe mediave të huaja që e cilësuan si “protestë të dhunshme”, Berisha tha se këto agjenci mediatike informohen nga njerëz të Edi Ramës.
Ndërsa për reagimin e Ambasadës së SHBA që dënoi dhunën në protestë, Berisha tha se nuk e ka lexuar.
Gazetari: Protestë të dhunshme e cilësuan Ambasada Gjermane, Amerikane, Reuters Washington Post….
Sali Berisha: Washington Post dhe Reuters u referohen gazetarëve të tyre të lidhur fund e krye me Edi Ramën. Është kushëriri i Edi Ramës për Reuters, jam i sigurtë.
Problemi që ka kjo agjenci, pavarësisht nga Koleka. Ne do e informojmë Reuters, dhe AS Press. Do t’i shkruajmë dhe do t’i çojmë të gjithë dokumentat. Do t’i shkruajmë dhe Washington Post./NewsBomb