Home KRYESORE Protesta e Sali Berishës për selinë e PD, Gabriel Escobar: Dhuna nuk...

Protesta e Sali Berishës për selinë e PD, Gabriel Escobar: Dhuna nuk mund të jetë mjet për marrjen nën kontroll të një partie politike!

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar ka dënuardhunën e fundjavës në Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar dënoi dhunën e fundjavës në Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe tha se ajo nuk mund të jetë mjet për marrjen nën kontroll të një partie politike.

“Mendoj se është për të ardhur keq që dikush do të të përdorë dhunën dhe jo kutinë e votimit në një përpjeke për të marrë nën kontroll një parti politike. Ne e dënojmë këtë. Jo gjithkush që pretendon se është anëtar i PD është i partner i rëndësishëm i joni tani”, tha Eskobar në një intervistë për VOA.

Zoti Escobar foli gjithashtu edhe për rolin që do të luajë Uashingtoni në bisedimet Kosovë-Serbi, si edhe për shpresat për integrimin evropian të rajonit.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fzeriamerikes%2Fvideos%2F319915886679261%2F&show_text=false&width=560&t=0

Top Channel

Share: