Roberta Metsola është pasuesja e David Sassoli. Ajo do të jetë presidentja e Parlamentit Eurpian pasi u zgjodh me një shumicë absolute prej 458 votash.
Metsola është anëtare e krahut të djathtë EPP nga Malta. Ajo ishte midis katër kandidatëve të tjetë për këtë pozicion, së bashku me Sira Rego të Spanjës (radikalja e majtë), Kosma Zlotoëski e Polonisë (ECR, Euroskeptikët) dhe Alice Bah Kuhnke e Suedisë (të Gjelbërit).
Secili nga kandidatët i bëri një kërkesë kolegëve eurodeputetë në Strasburg për të pasuar Sassolin, i cili vdiq më 11 janar dhe mandati i të cilit përfundoi këtë javë.
Metsola ka qenë eurodeputete që nga viti 2013 dhe nënkryetare e Parlamentit që nga viti 2020.
Ajo është nëna e katër fëmijëve dhe është kritikuar nga disa prej kolegëve të saj për pikëpamjet e saj kundër abortit./Opinion.al