Home KRYESORE Të mbijetuarit! Nga Dritan Haxhiraj

Të mbijetuarit! Nga Dritan Haxhiraj

31 vitet e fundit sollën në Perëndim ‘Të mbijetuarit’ .

Janë shumë , janë identiteti i kombit shqiptar.

Janë gra, nëna ,motra janë ato që kanë pësuar dramën më të madhe.

Janë oksigjeni i shoqërisë shqiptare.

Janë ato që në heshtje në migracione kanë bërë punët më të vështira .

Janë ato që kanë mbajtur në këmbë pjesën më të madhe të shtëpive në migracionë.

Janë shumë , janë shtylla kurrizore e migracionit, janë DNA e kombit të mbijetuar në Perëndim.

Janë ato të mbijetuara që me fëmijët e tyre nëpër shkollat perëndimore, kanë edukuar fëmijët tanë të ndajnë racizmin nga gjuha e demokracive.

Atë gjuhë që te fëmijët tanë ka krijuar drama sociale.

Janë ato që cdo ditë mbyllin këto plagë .

Janë ato që cdo mëngjes prodhojnë pozitivitet në ‘Heshtje’.

Me vepra, cdo ditë .

Janë ato që vetëm në 2021 i futen ekonomisë shqiptare 1/3 e 1 miliard eurove.

Dhe këtë kanë 31 vite që e bëjnë në mënyrë të heshtur, pa kërkuar asgjë .

Janë ‘Të mbijetuarat e një Kombi’ që i dëboi .

Janë po ato që do ti ngren kokën lart Republikës së Shqipërisë .

Janë pjesa më e mirë e shoqërisë sonë .

Janë shumë .

Ka kohë duhet të shpresojmë .

Është ‘Koha e tyre’ .

Ka shpresë , duhet të besojmë .

Janë ‘Të mbijetuarit e një kombi’ që ka 77 vite që spo gjen paqe me identitetin e vet.

Janë ato që do të bëjnë ndryshimin cilësor.

Janë shumë, janë nënat, gratë , motrat e një kombi të dramatizuar.

Një komb që kërkon të jetë normal.

Ka shpresë , duhet të besojmë.

Share: