Home Gjeo-Ekonomia Armët bërthamore të Putin, ministri anglez: Do ketë përgjigje edhe më të...

Armët bërthamore të Putin, ministri anglez: Do ketë përgjigje edhe më të fortë

Presidenti rus Vladimir Putin vendosi në gatioshmëri amët bërthamore, teksa vijon sulmet në Ukrainë.

Putinit i është përgjigjur sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar Ben Wallace, i cili tha se Britani gjithashtu ka armë bërthamore dhe se do i përgjigjej në mënyrë të barabartë ose dhe më fortë nga vendet e tjera të perëndimit.

“Ai nuk mund të kapet pas faktit se shoku i tij i vetëm më i mirë për momentin duket të jetë Presidenti i Bjellorusisë. Ai duhet të kuptojë se është padyshim në anën e gabuar të historisë këtu. Putin duhet të dijë se çdo veprim që përfshin armët bërthamore ka një përgjigje të barabartë ose më të madhe nga ana e Perëndimit”,-tha Wallace

Ai thotë se Britania e Madhe nuk do të bëjë asgjë për të përshkallëzuar situatën bërthamore, por “kjo është një betejë retorike dhe ne vetëm duhet të sigurohemi që ta menaxhojmë siç duhet”.

Share: