Home Gjeo-Ekonomia Blinken letër Vuçiç-it:Marrëveshja me Kosovën të përqendrohet në njohje reciproke

Blinken letër Vuçiç-it:Marrëveshja me Kosovën të përqendrohet në njohje reciproke

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka dërguar një letër presidentit serb, Aleksandër Vuçiçit me rastin e ditës nacionale të Serbisë.

Në këtë letër Blinken, ndër të tjera ka përmendur edhe njohjen e Kosovës. Konkretisht Blinken shkruan se SHBA inkurajon njohjen reciproke me Kosovën, e cila do të nxisë siguri dhe stabilitet më të madh në rajon.

“Vendet tona kanë ndërtuar lidhje të forta gjatë 140 viteve të fundit dhe Shtetet e Bashkuara presin të ndërtojnë një të ardhme edhe më të ndritshme së bashku si partnerë në Evropë dhe në skenën globale. Ne jemi të përkushtuar të mbështesim synimin e Serbisë për integrimin evropian dhe inkurajojmë normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve të përqendruara në njohjen reciproke me Kosovën, e cila do të nxisë siguri dhe stabilitet më të madh në rajon”, thuhet mes tjerash në letrën e zyrtarit të lartë amerikan drejtuar kreut të shtetit serb./Opinion.al

Share: