Home KRYESORE Këtë dimër ndihem një përrallë e humbur…

Këtë dimër ndihem një përrallë e humbur…

Nga Irena Kuka Dragoti

Ky dimer po ben me ftohte se vjet
kam filluar te strukem ererave
te shkoj e vij me to si pluhur
pa gjetur kund strehen e te qeteve…

Kete dimer ndihem nje perralle e humbur
nje perralle qe ende sjam treguar
qe mbremjeve dimerore po krijohem
per te mos fjetur e per te mos u zgjuar…

Sa shume kam filluar te mbulohem
sa ftohte vazhdon te jete kete dimer
vishemi trashe per ti shpetuar dhimbjes
rrenqethemi sa here qe kujtohemi
neteve mbeshtillemi me shallin e ikjes…

Diteve ngrohemi me tingujt e harreses
prej stinesh belbezojme te njejten drithme
ate te zogjve vjeshtes kur largohen
ka muaj qe strukemi nga nje dimer…

Eshte ftohte e do te jete per shume kohe
jam nje ombrelle gjatoshe e harruar
jam nje ombrelle pertace ne cante
sa i gjate ei eger ky dimer
kete vit po ben dimer i madh…

Share: