Home Gjeo-Ekonomia Kremlini: Biden dhe Putin do të bisedojnë sot në mbrëmje

Kremlini: Biden dhe Putin do të bisedojnë sot në mbrëmje

Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai amerikan Joe Biden do të kenë sot një bisedë telefonike, me iniciativën e SHBA. Lajmi është bërë i ditur nga Kremlini, cituar nga Tass.

“Pala amerikane ka kërkuar një bisedë me presidentin Putin dhe të dy presidentët do të flasin me njëri-tjetrin sot në mbrëmje”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. “Kërkesës – shtoi ai – i ka paraprirë një letër nga pala amerikane”./Opinion.al

Share: