Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me letrën e Rusisë dërguar vendeve të NATO-s përfshirë Shqipërinë.
Në një konferencë për shtyp, Rama u shpreh se “zhurma për letrën është një zhurmë folklorike në katundin e Partisë Demokratike”.
“Asnjë qeveri s’është marrë me atë letër. Më tregoni një qeveri që është marrë me atë letër publikisht. Çdo qeveri e ka marrë po e lexon. Qëndrimet tona janë të qarta, janë publike. Ne nuk kemi asnjë problem në marrëdhëniet tona bilaterale me Rusinë. Rusia nuk është një vend armik i Shqipërisë, por kemi një ndarje shumë të artë në këtë pikë. Zhurma për letrën është një zhurmë folklorike në katundin e Partisë Demokratike. Mes të marrëve që kanë marrë peng qytetarët demokratë”, tha Rama./Opinion.al