Home Gjeo-Ekonomia Lufta në Ukrainë kthjelloi Europën!

Lufta në Ukrainë kthjelloi Europën!

Nga Alban Bala

Nje prej arritjeve me te medha qe prodhoi kriza e Ukraines eshte ringritja e perdes etike ne Europe.

Per dekada, nje neutralitet steril dhe nje permisivitet ekstrem i kane hapur rrugen nje numri fenomenesh qe si ne nivel ekonomik ashtu edhe ideologjik kane prodhuar me shume ndarje sesa afrim, ne nje Europe formalisht te Bashkuar.

Fundi i arsyeshem i neutralitetit te Zvicres, delegjitimimi i pretendimeve (me origjine ideologjike) se Ukraina e pesoi kete pushtim nga kembengulja e saj per te hyre ne NATO, jane vetem gjurmet e fundit qe verehen.

Une besoj se rishkrimi i vijes se demarkacionit mes te mires dhe te keqes, mes te moralshmit dhe te pamoralshmit, mes te pranueshmit dhe te papranueshmit – do te shkruaje politikat e neserme te bashkepunimit dhe mbeshtetjes ne nje Europe te maturuar nga dhimbjet e nje lufte cinike ne trupin e saj natyror.

Prej kesaj krize, e cila kerkon ende kohe per t’u kthjelluar, une shpresoj qe Bashkimi Europian te nxjerre edhe mesimin se nuk mund te tolerohen me lideret autokrate dhe politikat e tyre; arsyeja e krizave buron nga korrupsioni i politikaneve autokrate dhe sjellja e tyre ndez drama kombetare popujsh, me kosto astronomike per taksapaguesit europiane.

Mbi te gjitha, kjo qe po ndodh ne Ukraine duhet t’i binde shqiptaret qe te ndahen moralisht nga e keqja – qofte ajo e se shkuares, qofte ajo e se tashmes; njerezit duhet ta denoncojne ate si nje etike te papranueshme qe i ndan perfundimisht palet.

E Keqja duhet ta humbe luften sa me pare, kudo ku ajo te shfaqet!

Share: