Nga Irena Kuka Dragoti!
Ju dhanë gjithcka vec ëndrrës
Litarët e shiut ju lidhen rreth fatit
Anijet e mbrapshta I nxorën në breg
Pastaj udhetuan dhe matën
Pragun e pritjes
Kufijte e durimit
Dhimbjen shperndarë në cdo qelizë
Ju dhanë buzëqeshje të ajerta
Dorën ju zgjatën në ikje
Endërrvrarë ju gjetën dhe ju lanë
Me fatin si shiu litar
Me shpresën mbuluar në baltë
O ZOT gjeja rrënjët trishtimit
Ta mbjellim tjetërkund me një makth
Ndoshta kur dielli të lindë
Mbi to të mbijë një palmë…
Shënim: marrë nga faqja në Facebook