Pas gati një muaji nga vendimi për miratimin e një fondi të veçantë për pensionet e shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Itali, nga vend fqinj vjen një tjetër lajm i mirë. Qeveria italiane ka përcaktuar tashmë grupin teknik të punës i cili do të bashkëpunojmë me palën shqiptarë për të finalizuar marrëveshjen e pensioneve. Ka qenë vet personi që i është dedikuar më shumë çështjes se pensioneve të shqiptarëve ne Itali, senatori Tommaso Nannicini i cili ka dhënë lajmin nëpërmjet një postimi në Twitter.
“Faleminderit Andrea Orlando (Ministër i Punës dhe Politikave Sociale) për emërimin si koordinator i grupit për marrëveshjen dypalëshe me Shqipërinë për pensionet. Pas ligjit të fundit të buxhetit, paratë janë aty, propozimet gjithashtu, tani le të nxitojmë”, shkruan Nannicini./DiasporaShqiptare