Home KRYESORE Për sindikakat, Bashkimet profesionale dhe Pluralizmi i viteve 90…

Për sindikakat, Bashkimet profesionale dhe Pluralizmi i viteve 90…

Nga Dashnor Kokonozi

Sa herë që rasa e sjell të përmendet Greva e Majit të Sindikatave të pavarura, që rrëzoi qeverinë e fundit komuniste, të cilën nuk e rrezoi dot pd-ja në zgjedhjet e para pluraliste, menjëherë më hidhen nê grykë e më thonë se ju ishit vegla të pd-së.

Akuza është dhe nuk ishte e vërtetë.

Nëse e kanë fjalën se motivoheshim nga të njëjtat ide se vendi kishte nevojë të ndërronte faqe, ata kanë të drejtë. Ne mendonim njëlloj me pd-në.

(Ata që janë në Shqipëri edhe i fal por është ulëritëse mëndje ngathtësia e të tjerve që ende pas 30 vjetëve nuk e kanë kuptuar se fvj., në Francë, Itali, Gjermani etj.. grupimet sindikaliste vetiu afrohen me ato Parti politike te programi i të cialve mendojnë se mund të gjejnë më shumë zgjidhje kërkesat e tyre. Nuk është më e ndërlikuar se kaq!)

Në rastin shqiptar problemi ishte më i vështirë sepse kur u themeluan Sindikatat e pavarura, ne kishim një konkurrente të ashpër, me moshë 40 vjeçare. Bashkimet Profesionale të Shqipërisë, rrypin e forte te trasnmesionit. Sa herë që gjenim njerëz nëpër uzina e ndërmarrje dhe kërkonin të organizonim greva e protesta për përmisimin e kushteve të punës, menjëherë emisaret e shkathet të Bashkimeve Provesionale na sabotonin.

Nuk kishim as mjete të lëviznim. Nga mjetet e para në mos gaboj ka qenë një fugon që e sollën disa miq të mi italianë me ilaçe dhe pasi e shpërndamë ata ma falën mua, unë ia fala sindikatës, se as dija ta ngisja e as kisha para per ta çdoganuar. Gjithsesi prisnim që gjendja të ndryshonte pas zgjedhjeve të para pluraliste. Po ndodhi që i fituan përsëri ata që i kishin fituar gjithmonë.

Depresioni ishte real. Të humbisje edhe katër vite të tjera nën të njëjtin regjim, sa koha që në botë kishim mbetur vetëm ne dhe Kuba e Koreja, kjo ishte harakiri për vendin.

(Personalisht kisha përshtypje se edhe F. Nano u bezdis që i mbeti pushteti ne dorë)

Greva e Përgjithshme e Majit mobilizoi mjaft më shumë njerëz se sa kishte mobilizuar pd-ja në zgjedhjet e humbura pak muaj më parë, gjë që më beri të reflektoj thellë për besueshmërinë e saj në popull.
Në kulmin e grevës, qeveria pati mirësinë të bjerë. U krijua një qeveri stabiliteti apo solidariteti dhe pastaj ishte më e lehtë për pd-në tê fitonte.
Po a vazhdonte të ishte “vegël” Sindikata e pavarur?

Di të them se sa isha unë aty, ndodhi që në gazetë, pas humbjes së zgjedhjeve të para botuam një artikull e një karikaturë që shprehte idenë se si PK dhe Pd ishin e njëta gjë. (gjë që realisht çalonte sepse Pd-ja asnjëherë nuk kishte qenë në pushtet.).

Por mbaj mend që për shkak të artikullit në Sindikatë, për herë të parë e të fundit, erdhën me një frymë Sali Berisha dhe Azem Hajdari. Krerët e sindikatës, që kurrë nuk i kisha parë bashkë, i pritën formalisht dhe i përcollën ceremonisht duke ua bërë të qartë se nuk kishin shumë dëshirë t’i shihnin aty për të tilla arsye.

Mund të thuash se i përzunë!

Mua më vinte të qesh, sepse shumica e tyre as që e dinin për çfarë artikulli bëhej fjalë, vetëm se nuk mund të pranonin kurrsesi që të merrni urdhra nga pd-ja.

Po më tej kur erdhi pd-ja në pushtet?

Di të them, se pas anketave të mia për depërtimin e mafies italiane (familja Ninivaxhi që ishte akuzuar për vrasjen e një gazetari në Itali dhe që me ndihmen e çakejve që kishte rekrutuar ne vend, më moren me forcë në redaksi e me nxorren para “te parit te familjes” duke me kercenuar hapur) pra, pas denoncimit ne gazete se kjo “familje”po blinte për një copë bukë mijëra hektarë tokë në Myzeqe me premtimin se do t’i punësonte pronarët si dhe pas anketave të mia për vjedhjen nga ana e Levante co të ndihmave që populli italian i jepte Shqipërisë, më pushuan nga puna se shkova 15 minuta me vonesë.

Bashke me pd-ne ne pushtet, ndryshoi edhe statusi i sindikates, por une tashme isha pa pune.
Kryeradaktori H. Laze, para se te vdiste kembenguli te me takonte dhe tha se kishte patur porosi per nje gje te tille!
……………..
Për ata që nuk binden ende per periudhen per te cilen po flas, mbase do të ishin të vlefëshme disa dëshmi se pd-ja iu kundërvu me thonj e me dhëmbë idesë së Sindikatave për të organizuar më 20 shkurt 1991 një ditë proteste kombëtare në mbështetje të Grevës së urisë së Studentëve.

(Shembja e shtatores së E. Hoxhës pastaj, ishte ide e atyre që e realizuan dhe e askujt tjeter. Ai ishte i vetmi gjest që mbeti simbol i vullnetit popullor te gjithe asaj periudhe)

Share: